GJIROKASTËR- Një zjarr i madh ka përpirë një banesë përdhese në lagjen "Pllakë" në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë momentit të rënies së zjarrit,  mësohet se nuk ka qenë askush në shtëpi.

Nga grupi hetimor mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Banesa i përket Vasil Lulës dhe fatmirësisht veçse dëme në materiale nuk bëhet fjalë për të lënduar. Zjarrefikësit po luftojnë me flakët, për të shuar zjarrin.