Është shkrumbuar nga flakët një banesë në lagjen numër 5 në qytetin e Memaliajit.
Banesa ishte në pronësi të Fatmir Shehut dhe të katër pjesëtarët janë dërguar për një kurim të mëtejshëm në Spitalin e Tepelenës por mësohet se vetëm njëri prej tyre ka pësuar djegie të lehtë
PMNZSH Memaliaj ka shkuar me urgjence ne vendngjarje ku ka bere te mundur shpëtimin e katër pjesëtarëve.
Sipas grupit hetimor, zjarri ne banese është provokuar nga një qiri i ndezur ne dhomën e gjumit nga një pjesëtar i familjes. Kryefamiljari i familjes Shehu ka humbur gjurmët disa kohe me pare ndërkohe qe katër pjesëtarët e ngelur kane probleme te shëndetit mental. Zjarri ka shkaktuar dëme ne materiale çka pjesëtarët e familjes Shehu prej ditës se sotme do te qëndrojnë ne qiell te hapur.