Një banesë e ndërtuar e gjitha prej druri në Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë mbrëmjes së djeshme. Burime për Report TV bëjnë me dije se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme nga persona që kanë konflikte me pronarin e banesës.
Zjarrfikësit mbërritën në lagjen ‘5 maji’ por banesa ishte djegur pothuajse totalisht. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale.
Ndërkohë grupi hetimor i policisë po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.