DURRËS- Një magazinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës pasi kalon Urën e Dajlanit. Ngjitur me magazinën ndodhen edhe objekte të tjera të cilat rrezikoheshin nga flakët. Është dashur puna e zjarrfikëseve të Durrësit dhe atyre të portit detar për të vënë në kontroll flakët.
Mësohet se ka veç dëme materiale dhe nuk ka dëme njerëzore.

Policia dhe ekspertët e fushës ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Komento

