I vihet flaka makinës së gardianit të burgut: Ndihem i vrarë në shpirt! Kam konflikte pronësie për lokalin...por nuk e mendoja kurrë kaq ekstrem! (VIDEO)

LEZHË-  I vihet flaka gjatë natës makinës së një gardiani në burgun e Shënkollit në Lezhë. Makina e gardianit Nikoll Prenga u dogj plotësisht teksa ishte e parkuar në lagjen 'Nënë Tereza' në qytetin e Lezhës. 

Makina tip Mercedez Benz me targë AA 958 KS ka qenë e parkuar në një rrugë pak metra larg baneses së Nikoll Prengës.  

Efektivi i burgut të Shënkollit ka bërë të ditur se nuk ka konflikte për shkak të detyrës, por e lidh ngjarjen me biznesin e tijë, një lokal bar, për të cilin thotë se ka patur probleme pronësie kohqt e fundit. Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, por ende nuk është përcaktuar nëse zjarri ka qenë i qëllimshem dhe për këtë pritet ekspertiza e specializuar që do t'i bëhet automjetit.

Makina e djegur

1579426798_nikshehi.jpg

Nikoll Prenga

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Flet gardiani i burgut që i dogjën makinën: Ndihem i kërcënuar, dyshoj se ma kanë bërë për shkak të një konflikti për biznesin (VIDEO)

Efektivi i burgut të Shënkollit, Nikoll Prenga thotë se nuk ka konflikte për shkak të detyrës, por e lidh djegien e makinës së tij me konfliktet e pronësisë që ka pasur së fundi për një lokal në emër të tij. 

"Kjo makina ime u djeg këtu. Në 1 të natës më vjen komshiu dhe më tha hajde se po digjet makina. Kujtova se është makina e atij, por ishte e imja. Nuk kam asnjë të dhënë për këtë, por dyshoj gjera të vogla nëpërmjet një biznesi që kam këtu, dhe kena fut pak njerëz në pika kështu. Por jo konflikte ekstreme. Ndihem i vrarë në shpirt. Jam 6 anëtar në familje.  Familjar i thjeshtë jam, siç njihem. Nuk e kisha menduar kurrë gjë të tillë se nuk kam konflikt kaq ekstrem. Ndihem i kërcënuar pas kësaj ngjarje. Nuk e shikoj se ngjarja të zbardhet imtësisht."  tha Nikoll Prenga.

Nikoll Prenga
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Preng prenga: 19/01/2020 12:13

    A kane lidhje ky gardiani nikolle prenga me pengun Jan prenga apo eshte rastesi mbiemri i njejte?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?