VLORË- Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë. Dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.
Report Tv mëson se makina është marrë me qira rreth pesë ditë më parë. Gjatë marrjes në pyetje, Selamet Maze që e ka marrë me qira ka deklaruar në polici se nuk e di se pse i është djegur automjeti.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen '15 Tetori' rreth orës 01:45 të 7 shkurtit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Report Tv sjell pamjet, ku shihet se makina tip 'Volkswagen' me targa AB 163 GK është shkrumbuar totalisht nga flakët.
"Sot, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet “Volkswagen”, në përdorim të shtetasit Selamet Maze, ku ka vetëm dëme materiale", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.