Një automjet është shkrumbuar nga flakët në Elbasan mëngjesin e sotëm.
Ngjarja u regjistrua në Lagjen “Vullnetari” rreth orës 04:55, ku mjeti tip "Citroen" me targë AB 085 B që ishte në përdorim të shtetasit Ervin Tafa, u përfshi nga flakët teksa ishte i parkuar pranë banesës së tij. Automjeti ishte në pronësi të firmës ku ai punonte.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.