Një banesë ka marrë flakë në Elbasan dhe siç shihet nga pamjet është shkrumbuar e gjitha.

Megjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, shtëpia është djegur plotësisht.

Sakaq edhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.