Mesditën e sotme një stallë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 në fshatin Ravonik. Flakët e mëdha të favorizuara dhe nga era brenda një kohe të shkurtër kanë përfshirë të gjithë sipërfaqen e stallës.
Mbërritja dhe ndërhyrja në kohë e pronarit dhe shërbimit zjarrfikës kanë bërë të mundur nxjerrjen jashtë të gjësë së gjallë, por brenda stallës kanë mbetur më shumë se 15 kokë të imta dhe derra të cilët janë shkrumbuar nga flakët. Për fatin e mirë stalla ka qenë jashtë qendrave të banuara çka i ka ndihmuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar në kohën e duhur flakët.
Dëmet, bëjnë me dije punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë të mëdha ndërkohë që pronari i stallës kërkon ndihmë nga bashkia e qytetit te Korçës.