Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një shtëpi në Pllanë të Lezhës.
Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 në banesën e shtetasit Besim Demaj dhe nga flakët gjithçka është djegur.
Në momentin e rënies se zjarrit në shtëpi ndodheshin 5 anëtaret e familjes, të cilët po pushonin pasi një ditë më parë kishin martuar djalin dhe nuk e kanë vënë re zjarrin.
Ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi, familja Demaj ka dalë menjëherë jashtë, ndërsa djali i shtëpisë ka tentuar të ndërhyje vetë, por ka marrë plagë djegieje ndërsa po mundohej të shuante flakët, por pa mundur t’ia dale.
Pas mbërritjes, zjarrfikësit e patën të pamundur për të shpëtuar banesën nga djegia, pasi flaket ishin përhapur me shpejtësi duke përfshire të gjithë banesën.
Shkëndija elektrike dyshohet te jete bere shkaktare, kjo pasi ne zone ka ne vazhdimësi luhatje dhe ndërprerje te energjisë elektrike.