Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, pranë vendit të njohur si “Te Rrapi”.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer papritur, ndërsa flakët kanë shkrumbuar një pjesë të madhe të mjetit.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Report TV ka sjellë pamje nga vendngjarja, ku duken flakët që kanë përfshirë automjetin.
Forcat zjarrëfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Komente










