Shkuan në klube striptizmi, infektohen 35 detarë të nëndetëses Britanike! 2 prej tyre njihnin kode sekrete bërthamore

Shkuan në klube striptizmi, infektohen 35 detarë të nëndetëses Britanike! 2 prej tyre njihnin kode sekrete bërthamore

Nëndetëse

Qejfi i marinarëve të një nëndetëseje bërthamore nga Britania u ka kushtuar rëndë ekuipazhit. 35 anëtarë të nëndetëses kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ata ishin larguar nga baza e Marinës në ShBA, në ujërat e së cilës po kryenin kërkime, dhe shkuan në Gjeorgji duke shkelur rregullat për të pirë dhe për të shkuar në klube striptizmi.

Sipas të përditshmes angleze The Sun, është bërë e ditur se vetëm një person si dhe oficeri ekzekutiv tashmë i infektuar më koronavirus, i njohin kodet për armët bërthamore të ruajtura në nëndetëse.

Detarët kishin kundërshtuar të gjithë urdhrat e prerë për të qëndruar jashtë klubeve të natës, bareve apo restoranteve në Gjeorgji. Vend, i cili deri tani ka shënuar 318,100 raste me koronavirus dhe ka parë 7,282 vdekje.

Një person i brendshëm ka deklaruar se pjesëtarët e ekuipazhit janë parë të shkojnë deri në 200 milje larg në një plazh të Florida-s.

Edhe në vitin 2017, Britania ishte përballuar më diçka të ngjashme kur nëntë ushtarakë të një nëndetëseje bërthamore, janë larguar nga operacioni. Ata ishin kapur duke organizuar festa me drogë dhe janë zbuluar prova se disa prej tyre kanë pasur marrëdhënie seksuale me prostituta.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët