FIER- 1 vajzë dhe dy gra kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë tetoruar të vjedhin një minimarket në lagjen “Kryengritja e Fierit” në Fier. Ato kanë hyrë në dyqan si kliente dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme.
Në pranga kanë rënë A.M, 28 vjeçe, A.B, 41 vjeçe, Z.S, 55 vjeçe të treja banuese në Tiranë.
Ka qenë pronari i minimarketit i cili ka njoftuar patrullën e policisë, i cili ka kapur ato në tentativë për t'u larguar.
Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim".