SHKODËR- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme (29 qershor 2023) në Dukagjin të Shkodrës. Babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduard Gurra janë ekzekutuar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar. Report Tv mëson se babë e bir janë zënë në pritë në shtëpinë e tyre në Dukagjin, ndërsa prej vitesh jetonin në qytetin e Shkodrës. Gjokë Gurra ishte kryeplak i fshatit Bruçaj.
Policia thotë se ngjarja ka është regjistruar rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult. Një zjarrëvënie e qëllimshme e shtëpisë së tyre në Dukagjin një natë më parë, ka bërë që Gjokë Gurra, 57 vjeç dhe Eduard Gurra, 31 vjeç, të shkojnë në vendin e origjinës së tyre për të parë dëmet e shkaktuara. Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën shtëpisë, ndërsa duket si një skenar i përgatitur për t’i zënë në pritë babë e bir.
Të dy viktimat rezultojnë pa precedentë penalë, madje Gjokë Gurra kishte punuar në Policinë e Shkodrës, deri në vitin 2008, kur ka dhënë dorëheqjen. Prej rreth 15 vitesh, bashkë me djalin ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa një ndër pistat e hetimit dyshohet mund të ketë lidhje me kultivimin e kanabisit.
Gjokë Gurra ishte babai i dy djemve, ndërsa djali i tij Eduarti ishte baba i dy vajzave. Ende po punohet për identifikimin e autorit/autorëve që mund të fshihen pas kësaj ngjarjeje.

Gjokë dhe Eduard Gurra

Report Tv mëson se Gjokë Gurra, i cili u ekzekutuar ditën e sotme në Dukagjin bashkë më djalin, është kryeplak i fshatit Bruçaj. Ende nuk dihen arsyet e vrasjes, ndërsa ata u zunë pritë në shtëpinë e tyre në Dukagjin, teksa apo shihnin dëmet e shtëpisë nga një zjarrëvënie e qëllimshme një natë më parë.

Gjokë Gurra, i cili u ekzekutua ditën e sotme në Dukagjin të Shkodrës, bashkë me të birin, ka qenë pjesë e Policisë së Shkodrës. Mësohet se Gurra ka punuar si efektiv deri në vitin 2008, ndërsa më pas është larguar nga detyra me dëshirën e tij.
Ai ka punuar kryesisht me lëndë drusore për ngrohje dhe transportimin e tyre në Shkodër së bashku me të birin prej gati 15 vitesh.
Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir janë ekzekutuar pasditen e kësaj të enjteje në Dukagjin. Report Tv ka siguruar foton e babë e bir të ekzekutuar në Dukagjin.
Policia ka reaguar për vrasjen e dyfishtë në Dukagjin të Shkodrës. Policia thotë se babë e bir, Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra janë qëlluar me armë zjarri për motive që ende nuk dihen.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen "Partizani", Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Dukagjin të Shkodrës. Report Tv mëson se janë ekzekutuar Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra.
-
TE ISHA DHE NJEHER GJALL!!!
Përgjigju -
Te hetohet Dhurata Uruci per Korrupsion dhe shperdorim detyre ne spitalin shkoder , spak dhe Bkh te fillojne hetimet. Te shikohet sasia e lekeve cash qe ka ne shtepi , 900 miljon lek cash , mjekja me dy fytyra klloun palaqo
Përgjigju-
????
-
-
Do kete vite qe ja ka marre shpirtin fshatit,nje her si polic,me pas kryeplak i perjetshem (edhe pse jeton ne shkoder qytet?),me tej edhe me shfarosjen e drureve te pyllit,me tej me hashash dhe transport hashashi sigurisht me makinat e drureve dukagjin-shkoder,dhebpasi eshte ngop me leke do i ket hyp vetja ne qejf dhe ja ka bere borxh vrasesve .
Përgjigju-
I ka hyp vetja ne qejf dmth ngacmim te grave dhe vajzave te fshatit,mos llogaritja per burr asnje ne fshat duke i spiunuar,gjobitur,ofenduar etj.
-
Nuk besij qe vetem pse te hyp vetja ne qejf duhet te vritesh por kushedi se ku jane problemet.
-
-
as greku e as serbi nuuk na ka vrare sa jemi vrare ne mes vetes tone.....turp...rrace hahvani....
Përgjigju -
mos vrisni komshinjte dhe njerezit e juaj ,, o hale,,,shteti ti vraase keta vrases...
Përgjigju -
Keta te “beses”!!
Përgjigju -
Shqiptare po jeton si ne kohe te zogute, skamje papunci krim edhe injoranca ne kry te shtetite.
Përgjigju -
Kur ndodh e keqja behemi te gjithe te zgjuar,por 2 viktimat duhet ta kishin vleresue djegjan e shtepise dhe te b/punonin me policine.Ata qe jane vrare e dine se kush.Eshte nje shkak,qe ka sjell kete pasoje.Nuk eshte veshtire te gjendet,por iken 2 veta.Gjithesesi ngushllime familjes se tyre.
Përgjigju -
A ka shkue policia per rastin e djegjes se shtepise.Apo duhej bere vrasja qe te shkohet.Megjitheate ky eshte nje rast qe do zbulohet shpejt.
Përgjigju -
Droga. Krimi. Droga. Shaljanet me Bajrat nuk shkojne mire. Kaq di te them
Përgjigju-
Ku ka hy droga , vetem krime ka dhe do te kete ne vazhdimesi,Ky material i lig hyn brenda cdo familje dhe shoqerie dhe e shkaterron. Bota eshte e njohur me kete fenomen dhe ja din pasojat, tani se fundmi po ja shohim "hajrin" edhe ne.
-
-
Do ket ndonje lidhje me ata qe kapi policia para disa ditesh,babai kryeplak kush e di ku ka pare gje dhe ka folur... E frikshme jeta ne shqiperi.
Përgjigju -
Edhe ne vitin 2023 do vuajme pasojat e bemave te Saliut ne 1997? Me hapjen e depove te armeve me urdher te Saliut atehere, ende sot vriten shqiptaret! Kur do mbaroje kjo e keqe?
Përgjigju-
Hot dog sigurisht vetem pjesen pa brume... a po fajin e ka saliu
-
Nqs jane larje hesapesh per drogen, armet, po te jete nevoja, futen edhe pa Saliun/Meten/Ramen or tej
-
-
Promovojme turizmin malor.
Përgjigju-
Me pak gjelbërim.....
-
-
Paçin dheun e lehte. I gjen rrumbullaku direkt pa merak
Përgjigju -
Mos ka lidhje me keto arrestimet qe u ben 2 dit me par ?? Ndonje spiunllek a nej gja ??? Se dhe ky djali me range rover gjith diten xhiro diku i ka marr ato lek
Përgjigju-
Me sa e njoh une Edin, i rralli djal ne Shkoder ka ken ma djal puntor se ai. Paçin drite!
-
-
Ne shkoder nuk kishin nai emer te mire e kerkoshin me zor konfliktin.. gjynah me kte fund!
Përgjigju -
Albanistani vend i papare per te jetuar
Përgjigju










Komente
Komento