DURRËS-Dy persona janë arrestuar pasi sipas policisë kanë kundërshtuar dhe goditur efektivët për shkak të detyrës. Policia njofton se pas sinjalizimit se në Shkozet në afërsi të një karburanti po ndodhte një konflikt mes disa personave shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë.
Por dy prej personave të përfshirë në konflikt kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Pas ardhjes në ndihmë edhe të shërbimeve të tjera të drejtorisë vendore u bë neutralizimi dhe prangosja e tyre, M. H. 44 vjeç dhe F. H.,35 vjeç, banues në lagjen Nr. 14, Durrës.
Ata akuzohen për "Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim". Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.