Shkumbini “mbledh” plastikën
shumica shkon në det

Prej Prrenjasit e deri në Peqin, në një prej akseve kryesore kombëtare, mbeturinat janë e vetmja pamje me të cilën përballesh  sa herë që të bie rruga.

Këtë vit prurjet e lumit Shkumbin ishin më të mëdha, çka bëri që i gjithë bregu të përfshihej nga qeset plastike.

Ndërsa pemët tashmë janë të mbuluara deri në majat e tyre.

Ambientalisti Ahmet Mehmeti thotë se një gjendje e tillë është pasojë e neglizhencës dhe tashmë nuk mund të bëhet asgjë për ta pastruar gjithë këtë territor.

Qindra metër kub mbeturina janë depozituar në lumë, por më shumë kanë përfunduar në det.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij