Shkup, 5 vrasjet policia ka të dhëna për autorët dhe motivet

Shkup, 5 vrasjet policia ka të dhëna për autorët dhe motivet

SHKUP - Ministrja e Brendshme maqedonase Gordana Jankuloska ka deklaruar sot se policia ka të dhëna paraprake lidhur me motivet dhe autorët e vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smilkovcë, por nuk është momenti që këto të bëhen publike, pasi hetimi vazhdon.

 

Krerët e organeve ligjzbatuese patën sot një takim me kryeministrin Gruevski, ku u rindërtua edhe njëherë e gjithë ngjarja dhe u diskutuan të gjitha aspektet e saj.

 

“Ne kemi mbledhur një sërë informacionesh paraprake. Ka edhe hipoteza për numrin e agresorëve. Ne nuk mund t’ia japim këto të dhëna publikut, pasi agresorët mund ta kuptojnë se po punojmë në drejtimin e duhur”, tha pas takimit ministrja Jankuloska.

 

Ministrja hodhi poshtë lajmet se katër prej vrasësve janë arrestuar tashmë dhe i kërkoi medias të jetë më e përgjegjshme. “Ne po përballemi me rastin më kompleks criminal dhe po kryhet operacioni më I madh me ekspertët më të mirë të policisë” tha Jankuloska që shtoi se identiteti I vrasësve do të bëhet public pasi të jetë përpunuar i gjithë informacioni.

 

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje