Shkup, 60 minuta para vrasjes
5 të rinjve, u xhirua nje video

Shkup, 60 minuta para vrasjes<br /> 5 të rinjve, u xhirua nje video
SHKUP- Një videoklip I këngëtarit të njohur maqedonas Elvir Mekic xhiruar vetëm 60 minuta para krimit mund të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së 5 të rinjve pak ditë më parë në afërsi të Shkupi. Policia ka sekuestruar videoklipin dhe përmes tij po përpiqet të gjejë ndonjë element që mund ta cojë drej aurorëve të vrasjes.
Në fakt vetëm një orë para se të ndodhte krimi në Liqenin e Hekuranës këngëtari Elvir Mekic po incizonte një videoklip. Vetë kënëgtari ka pranuar faktin dhe është shprehur se policia po kontrollon videon.

 "E pabesueshme. Të enjten më 12 prill ne kemi incizuar pamje në pjesën e autostradës nw periferi tw  qytetit në afërsi të liqenit. Mund të them që aty pranë kemi kaluar 5-6 herë. Kjo ka ndodhur rreth 1 orë para vrasjes. Në momentin e parë nuk e kisha  të qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin vend ku kishim inçizuar videoklipin. Menjëherë ju paraqita Jovan Jovanovit me të cilin punuam këtë videoklip. Më pas e kuptova se edhe ne kishim inçizuar këtë video klip në të njëjtin vend ku kishte ndodhur vrasja e pesëfishtë. Jam I shokuar. Ej njerëz, po ata mund të më vritnin edhe mua! – u shpreh  këngëtari, Elvir Mekic. (ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje