Apartamenti i një politikani të njohur në Shkup është përdorur si depo e drogës, derisa u zbulua mbrëmë gjatë një aksioni të policisë.

Sipas njoftimit të parë të MPB-së, nuk është zbuluar identiteti i politikanit, i cili kishte dhënë me qira apartamentin, mirëpo pa e ditur se për çfarë do të shërbente ai.

Ministrja e Punëve të Brendshme (MPB) Gordana Jankullovska ka konfirmuar sot se gjatë një kontrolli në banesë dhe makinë janë zbuluar 12 kilogram mariuhanë, tre kilogram heroin dhe 1 mijë tabletë ekstazi.

Deri tani janë arrestuar tre qiraxhinjtë të apartamentit që janë të njohur si shpërndarës droge.