Në Aeroportin e Shkupit, një avion pasagjerësh i ka shpëtuar një tragjedie mjaft të rëndë.

Aeroplani i linjës Shkup – Mynih gjatë ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit maqedonas, është përplasur me një tufë zogjsh.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta maqedonase Dokazm.

Sipas këtij portali, avioni me vështirësi është ulur sërish në aeroportin e Shkupit, duke shmangur një tragjedi ajrore e cila mund të rezultonte me pasoja të rënda.

Fatmirësisht, gjithçka ka kaluar pa dëme dhe pasoja. (INA)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com