Shkup, debat në Kuvend mbi të
arrestuarit e operacionit "Monstër"

Shkup, debat në Kuvend mbi të<br />arrestuarit e operacionit
SHKUP- Operacioni policor "Monstër" në Maqedoni nxit debate të ashpra në sallën e Kuvendit maqedonas. Deputeti I PDSH Imer Aliu I ka kërkuar ministres së Brendshme Gordana Jankullovksa të përgjigjet në Parlament para deputetëve lidhur me të arrestuarit dhe të paraburgosurit, dukë përfshirë dhe rastin e e të zhdukurit prej 6 ditësh të Haki Hazirit.

Deptutetët shqiptarë akuzuan autoritetet maqedonase se gjatë operacionit kanë ushtruar dhunë dhe ndaj femravë të ndaluara nga njësitë speciale në koridoret e gjykatave.

“Gjashtë ditë familja dhe opinioni nuk kanë ditur se ku ishte Haki Aziri, ju e arrestuat dhe çfarë ndodhi pastaj, në burgjet sekrete. Ne jemi përfaqësuesit e atyre të cilët ju i arrestuat, i baltosët i njollosët me lloj e lloj dezinformatash. Ti do të japësh përgjigje, ku ishte ky person gjashtë ditë, ti duhet të japësh përgjigje pse gruaja nga Haraçina u rrah në korridor të gjykatës, nga ana e policëve, kush janë ata police” u shpreh Imer Aliu.

Nga ana e saj, ministrja Jankullovska theksoi se gjatë këtij aksioni janë respektuar të gjitha standartet profesionale dhe rregullat e sjelljes nga ana e policëve. Ajo akuzoi deputetët shqiptarë se po manipulojnë operacionin.

(ns/shqptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit