Shkup,deputetët e Gruevskit
pengojnë Xhaferin të hyjë në zyrë

Shkup,deputetët e Gruevskit<br />pengojnë Xhaferin të hyjë në zyrë
Mesa duket ende nuk janë shuar tensionet në Kuvendin e Maqedonisë vetëm pak ditë pasi u përfshi nga incidente të dhunshme në të njëjtën ditë kur Talat Xhaferi u zgjodh në krye të Parlamentit.

Mediat maqedonase raportojnë se disa deputetë të VMRO-DPMNE i kanë bllokuar Xhaferit hyrjen në zyrën e tij në Kuvend.

Ishin vetë deputetë të Gruevksit të cilët publikuan një foto në FB ku tregohen se qëndrojnë të ulur para zyrës së Kryetarit të ri të parlamentit.

E hëna ishte dita e parë e punës për kryeparlamentarin e ri të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Godina e Parlamentit është duke u restauruar por ka ende gjurmë të incidentit të së enjtes së kaluar,mure të dëmtuara, karrige e xhama të thyera.

Talat Xhaferi kërkoi që Parlamenti të kthehet në në gjendje pune dhe paralajmëroi fillimin e procedurave për formimin e qeverisë së re.

Ai theksoi se do të jetë kryeparlamentar i deputetëve të gjitha partive politike.
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin