SHKUP- VMRO-DPMNE dhe LSDM nënshkruan sot raportin final për incidentet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar në Parlamentin e vendit. Raporti u firmos në Komisioni ad-hok sot e nënshkroi raportin përfundimtar për ngjarjet në Parlamentin e Maqedonisë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.
Raporti u firmos nga kryetari i komisionit Ad-Hok Borce Davitkovski, anëtarët e VMRO-së, Ilija Dimovski dhe Bllagorodna Duliç dhe të LSDM-së, Ljubomir Fërckovski dhe Renata Deskovska Trenevska, informon ina.
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski deklaroi mbrëmë se hiqte dorë nga propozimi për zgjedhje të parakohshme dhe se do të votonte raportin në interes të shtetit.
"Në interes të shtetit ne si parti do të votojmë dhe firmosim raportin e komisionit hetimor për ngjarjet e 24 dhjetorit, ashtu siç dëshiron LSDM. Në rast se pas kësaj konference timen LSDM deri nesër ka mëdyshje, ne jemi këtu dhe jemi të gatshëm edhe për zgjedhje. Vetëm le të lajmërohen", deklaroi mbrëmë Gruevski në një konferencë me gazetarët, pasi opozita maqedonase dhe partia shqiptare në pushtet BDI hodhi poshtë propozimin për shpërndarjen e Parlamentit dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Pas përgjigjes nga opozita dhe BDI se nuk janë për zgjedhje, tha se në interes të shtetit do të kthejë shpinën dhe do të votojë e firmos të gjitha. "Ata nëse nuk munden të gëzohen në rezultate të zgjedhjeve, atëherë le të gëzohen të paktën në këtë raport për 24 dhjetorin", deklaroi Gruevski.
Më 24 dhjetor në sallën e Parlametit deputetët e opozitës u nxorrën nga seanca parlamentare. Po ashtu nga shërbimet e sigurisë u nxorrën edhe mediat. Në seancë po shqyrtohej pr/buxheti i vitit 2013, dhe ishte kundërshtuar dhe zvarritur nga opozita maqedonase përmes amendamenteve.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com