SHKUP - Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski kanë vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet dypalëshe mes 2 shteteve. Të dyja palët afirmuan përkushtimin e tyre në integrimet evropiane dhe euroatlantike, si përcaktime strategjike të dy vendeve.
Bashkëbiseduesit theksuan përcaktimin e tyre për të avancuar dhe thelluar edhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, shkëmbimin tregtar dhe bashkëpunimin në realizimin e projekteve infrastrukturore.
Në takim, kryeministri Gruevski është ndalur te reformat që zbatohen nga Qeveria, duke theksuar se Maqedonia është e përkushtuar në avancimin e marrëdhënieve të mira me Shqipërinë dhe për intensifikimin e bashkëpunimit reciprok.
Në takim janë përmendur edhe projektet infrastrukturore që lidhin Shqipërinë dhe Maqedoninë, siç është ndërtimi i hekurudhës dhe i autostradave.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com