Shkup, Gruevski pret Ramën, ja çfarë
i thotë për platformën e Tiranës

Shkup, Gruevski pret Ramën, ja çfarë<br />i thotë për platformën e Tiranës<br>
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit në takim nga Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shqiptarëve të Maqedonisë, për gjendjen aktuale politike dhe prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Gruevski theksoi se është i hapur për bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë bazuar mbi bazë parimore. “Në këtë kontekst nuk ndihmojnë dokumente të ndryshme të tilla si platforma e Tiranës,e cila që nga mënyra që ishte promovuar dhe ne thelbin e saj nuk do të kontribuojë në zhvillimin e miqësisë bazuar në baza të ndershme midis dy vendeve dhe mund të ketë efekte negative në aspektin e bashkëjetesës të përbashkët në Maqedoni” tha Gruevski.

Është vënë re se mbështetja e Republikës së Shqipërisë për integrimin në NATO është mirëpritur dhe se ka sfida të përbashkëta për përparimin në rrugën drejt Bashkimit Evropian- shkruajën mediat maqedonase.

Gruevski tha se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duhet të zhvillohen dhe do të kontribuojnë në zbutjen e atmosferës dhe në ndërtimin e besimit që nevojitet për përparimin ekonomik dhe politik në rajon.

Nga zyra e shtypit të Gruevskit citohet të ketë thënë se është pro “bashkëpunimit të hapur me Shqipërinë e cila bazohet në baza të principeve.”Sipas tij, është e mirëseardhur mbështetja e Republikës së Shqipërisë për integrim në NATO dhe se ekzistojnë sfida të përbashkëta për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në përmbushjen e të cilave bashkëpunimi është i mirëpritur.

Më herët Rama u takua me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, liderin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)