Shkup, Hahn:Respektoni kushtetutën
qeveria duhet formuar sa më shpejt

MAQEDONI-Komisioneri Evropian Johannes Hahn, i shqëruar nga tre eurodeputetët Eduard Kukan, Knut Fleckenstein dhe Ivo Vajgl, ka kërkuar nga aktorët politikë në Maqedoni që të respektojnë kushtetutën për sa i përket zgjidhjes së krizës në vend.
 
Gjatë vizitës së tij në Shkup, Hahn është takuar me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, Aleancës shqiptare, BDI, LSDM.
 
Ndërkohë gjatë mbrëmjes Hahn është takuar edhe me kreun e VMRO-DPMNE, ish-kryeministrin Nikola Gruevski, ku ky i fundit në takimin e zhvilluar nuk ka lejuar praninë e mediave.
 
Në përfundim të takimeve në Shkup, Hahn, ka kërkuar nga liderët politikë që të repektojnë demokracinë dhe të krijojnë sa më shpejt qeverinë e re për ti dhënë fund krizës politike që ka përfshirë vendin.
 
"Respektoni demokracinë dhe shumicën parlamentare, dhe mos nxisni tensione ndëretnike”, është mesazhi që komisioneri u ka drejtuar aktorëve politik në vend.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave