Shkup,kriza politike, i dërguari i SHBA
Yee takon krerët maqedonas

Shkup,kriza politike, i dërguari i SHBA<br />Yee takon krerët maqedonas
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee ndodhet në Shkup në përpjekje për t’i dhënë një rrugëzgjidhje krizës politike që ka përfshirë vendin sidomos pas dhunës së paprecendetë të ushtruar pak ditë më parë në parlamentin maqedonas.Këtë të hënë ai u takua me kryeatrin e ri të Kuvendit Talat Xhaferrin, presidentin Ivanov dhe krerët e partive politike maqedonase.

Gjatë bisedës që shtetit Yee pati me kryetarin e ri të Kuvendit Talat Xhaferi, ku i fundit i u shpreh: “Si oficer që jam, nuk di të tërhiqem mbrapa, por do vazhdojë në rrugën time si kryetar i Kuvendit për të formuar Qeverinë e re dhe institucionet e tjetra të vendit”.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, gjate takimit me Ji, dënoi çdo dhunë politike dhe fizike dhe theksoi se vetëm përmes dialogut duhet të kërkohen zgjidhje për gjendjen e krijuar politike.

Ivanov nënvizoi se nëse ekziston lidership i vërtetë prej kryetarëve të partive parlamentare, pengesat juridike dhe politike për përcaktimin e mandatit për konstituimin e Qeverisë janë të tejkalueshme.

Ivanov tha se Platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht e aq më pak për formimin e Qeverisë në Maqedoni. Kreu i shtetit kërkoi nga SHBA-ja, të ndihmojë që pengesat të mënjanohen dhe të mundësohet që shumica parlamentare ta marrë mandatin.

Një ditë më parë zyrtari amerikan u takua edhe me krerët e partive shqiptare.

Diskutimet u fokusuan në cështjen e formimit të qeverisë, realizimit të reformave dhe marrëdhënieve të dyanshme  mes SHBA dhe Maqedonisë. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë