Shkup, mbetet e rëndë gjëndja
shëndetësore e Arbër Xhaferit

Shkup, mbetet e rëndë gjëndja <br />shëndetësore e Arbër Xhaferit
TIRANE- Mbetet e rëndë gjëndja shëndetësore e ish-liderit të PDSH-së, Arbër Xhaferri.

Mjekët e Klinikës për Neurokirurgji në Shkup bëjnë të ditur sot se Xhaferi është në gjendje të rëndë të komës. Ai u shtrua në Klinikën e Shkupit dy ditë më parë pasi u gjet në banesën e tij në Tetovë me vetëdije të humbur. Vitet e fundit Xhaferi vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin e tij nga politika aktive. Kohët e fundit ai më shumë i ishte përkushtuar të shkruarit. Sipas doktor Mirçevskit, sëmundja e Parkinsonit nuk ka ndikim në gjendjen e tij.

Karriera në politike
Arben Xhaferi është deputet aktual i PDSH-së dhe kryetar i parë i kësaj partie. Për 12 vjet me radhë Xhaferi ka qenë në krye të PDSH-së deri në vitin 2007, kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij Menduh Thaçi. Arbën Xhaferi është lindur në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948. Para se të bëhej pjesë e politikës, Arbën Xhaferi njihej në opinionin publik si kritik filmi. Studioi për Filozofi në Beograd, ku lidhjet e tij me filmin u rritën në një nivel tjetër. Duke kërkuar implikimet e filozofisë në film, filloi të shkruante për filmat autorë. Në vitet ’80 punoi në Radio Televizionin e Prishtinës, ku qëndroi deri në vitin 1994. Këtë vit u kthye në Tetovë për të mos u larguar më. Po atë vit u përfshi në jetën politike të vendit. Ai është një nga protagonistët e Marrëveshjes së Ohrit, që solli dhe paqen në Maqedoni. Që prej vitit 2007 -kur u largua nga politika- Arbën Xhaferi ka qenë shumë aktiv dhe i pranishëm me shkrime, debate mediatike mbi çështje të politikës dhe kulturës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’

Gjermania lëshon urdhër-arrestin e parë lidhur me shpërthimin në gazsjellësin ‘Nord Stream’