SHKUP- Ministri maqedonas i Mbrojtjes Fatmir Besimi pas takimit me zv/ndihmësin amerikan të Sekretarit Shtetëror Philip Reeker , kërkoi falje për vendosjen e luleve te përmendorja e ish ushtarëve të UÇK-së në Sllupçan ditë më parë.

“Kërkoj falje nëse kam ofenduar dikë duke vendosur lule në Sllupçan” tha Besimi pas takimit me Reeker.

Deklaratat e tilla vinë si pasojë e krizës politike që shkaktuan homazhet e ministrit ndaj të rënëve shqiptar të konfliktit të 2001-shit. Tronditja politike ngacmoi partnerin e koalicionit të BDI-së , VMRO të përpilojë ligj. Në rast se ligji do të votohet BDI paralajmëroi se do të prish koalicionin qeveritar. Por, ekspertët nuk besojnë.
(rg/shqiptarja.com)