Shkup, Ministria e Brendshme:
Ja si u krye vrasja e 5-fishtë

Shkup, Ministria e Brendshme: <br />Ja si u krye vrasja e 5-fishtë
MAQEDONI - Vrasja e 5-fishtë në Maqedoni, dyshohet të jetë kryer të paktën nga 3 persona. Kështu deklaron ministria e brendshme e Maqedonisë, e cila ka dhënë sot versionin e parë të ekspertizës se si ka ndodhur krimi. Sipas ministrisë së brendshme vrasësit kanë mbërritur pranë liqenit të Hekuranës në afërsi të fshatit Smilkovc, në kohën kur katër të rinjtë po përgatiteshin për të ikur, kjo për shkak se automjeti i tyre është gjetur nga policia me drita të ndezura.

Ndërkaq automjeti tip “Opel Omega”, e cila mendohet se është shfrytëzuar nga vrasësit, dyshohet nga Ministria se ka qenë pranë liqenit. Ekspertët kriminalistë kanë vërtetuar se dheu në gomat e kësaj makine është i njejtë me atë të bregut të liqenit.

Ekspertët deklarojnë gjithashtu se makina është plot me gjurmë të tjera të ndërlidhura me vrasjen. Sipas një ekspertizë të rikonstruktuar, vrasja është kryer nga së paku tre veta, të cilët në një periudhë prej 5 deri në 10 minuta kanë shtënë në drejtim të pesë viktimave në dy pozicione të ndryshme pranë liqenit. Ministria e Brendshme, ka theksuar hetimet vijojnë intensivisht, pasi pak kohë pas vrasjes u zbulua profili i vrasësve, ndërsa po punohet për zbardhjen e identitetit të tyre.

Katër të rinjtë, Aleksandar Naqovski, Cvetanço Acevski, Kire Triçkovski dhe Filip Sllavovski janë gjetur pranë makinës së tyre, ndërsa peshkatari Bllagoja Stefkovski është gjetur 100 metra në largësi nga katër viktimat.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje