Shkup, ndikimi i Brian Hoyt Yee
skadon afati, Ivanon jep mandatin?

Shkup, ndikimi i Brian Hoyt Yee<br />skadon afati, Ivanon jep mandatin?
Afati kushtetues i presidentit të Maqedonisë, Ivanov, për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re, skadon këtë të enjte.

Por,  mediat shkruajnë  se Ivanov nuk do të jetë të enjten në Maqedoni pasi ai do të niset në një udhëtim zyrtar. 

Ndërkohë, kreu i parlamentit, Talat Xhaferi, është shprehur se ai do të respektojë vullnetin e shumicës parlamentare dhe se qeveria do të formohet edhe pa mandatin e presidentit. 

Por, nga ana tjetër të përditshmet raportojnë se  Ivanov ka filluar të japë shenja se është dorëzuar përballë shumicës së re parlamentare.

Kabineti i Ivanovit në mënyrë joformale shprehet se ky i fundit planifikon që një ditë para se të skadojë afati kushtetues prej dhjetë ditësh, Ivanov do t’i japë mandatin kreut socialdemokrat Zoran Zaev.

Mesa duket ishe takimi me diplomatin e lartë nga Eashingtoni,zv/ndihmësin se sekretarit amerikan Hoyt Bryan Yee, para  dhjetë ditëve, ai që i ndryshoi qëndrimin Ivanovit për mosdhënien e mandadtit liderit LSDM.

Por vendimi i presidentit mbetet ende i paqartë.

Maqedonia ndodhet në krizë politike pasi kreu i shtetit refuzon të mandatojë kreun e LSDM-së e cila është në koalicion me partitë shqiptare. Sipas tij platoforma e Tiranës cënon sovranitetin e vendit.

Për shkak të krizës edhe zgjedhjet lokale u shtyn për në tetor,por tashmë pritet vendimi i Ivanov cka mund të zgjidh ngërcin politik që ka përfshirë vendin.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët