SHKUP - Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar buxhetin për vitin 2013. Seanca u zhvillua nen tension dhe masa të rrepta sigurie. Gjatë kësaj seance deputetët e opozitës janë përpjekur të pengojnë zhvillimin e punimeve.

Ata janë ngritur dhe i janë drejtuar foltores duke e shkatërruar atë, ndërsa kanë lëshuar akuza të ashpra ndaj kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski, të cilin forcat e sigurisë e kanë rrethuar menjëherë dhe e kanë larguar nga salla e Parlamentit.

Për të mos u përshkallëzuar situata, sigurimi i Parlamentit e ka nxjerrë nga salla kryeparlamentarin, ndërsa nga turma e deputetëve opozitar është lënduar deputetja nga radhët e LSDM-së, Vesna Bendevska. Ndërkaq jashtë sallës së Kuvendit protestues të shumtë, mbështetës të opozitës u mblodhën para Kuvendit duke kundërshtuar buxhetin e hartuar nga qeveria maqedonase.

Protestuesit e opozitës sulmuan deputetin romë nga radhët e pushtetit, Amdi Bajram, pasi ky i fundit i ka provokuar protestuesit duke i fyer. Deputeti, përfaqësues i romëve të Maqedonisë u tha protestuesve se pushteti do ta varrosë liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski. Duke hyrë në Parlament protestuesit e opozitës goditën me mjete të forta edhe deputeten e VMRO DPMNE -së Bllagorodna Duliq.

SHERRI NE PARLAMENT

Deputetët e opozitës i rrinin mbi kokë kryeparlamentarit, duke mos e lejuar të filloj seancën plenare për të votuar buxhetin e vitit 2013. Ata kanë shkatërruar foltoren e parlamentit si dhe kanë drejtuar akuza të ashpra ndaj Veljanovskit, informon agjencia e lajmeve Ina. Për të mos përshkallëzuar situatën, rojet e parlamentit e kanë nxjerrë nga salla kryeparlamentarin, ndërsa nga turma e deputetëve opozitarë është lënduar deputetja nga radhët e LSDM-së, Vesna Bendevska.
Ndërkohë, protestuesit e opozitës kanë sulmuar deputetin romë nga radhët e pushtetit, Amdi Bajram. Ky i fundit i ka provokuar protestuesit duke i fyer në mënyrë më vullgare.
Deputeti i ‘famshëm’, përfaqësues i romëve të Maqedonisë u ka thënë protestuesve se pushteti do ta varros liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
Ndërkaq, duke hyrë në Parlament protestuesit e opozitës kanë goditur me gjë sende edhe deputeten e VMRO DPMNE -së Bllagorodna Duliç.

PROTESTAT PARA PARLAMENTIT
"Policia e cila është vendosur në mes të të dy grupeve të atyre të LSDM-së dhe opozitës për të mos përshkallëzuar incidentet. Kryeministri Gruevski ka thënë se qeveria nuk dëshiron që të shkaktohet ndonjë incident dhe e ka ftuar opozitën që të mendojë për të mirën e të gjithë dy milionë banorëve të këtij shteti, raporton zhurnal. 

Mediat raportojnë se mbështetësit e Gruevskit gjuajnë me gur në drejtim të opozitës dhe kanë djegur flamurin e LSDM-së. Gjatë protestës është plagosur një fotoreporter dhe një 70 vjeçar. 
 
Në parlament kanë vazhduar të qëndrojnë prej mbrëmjes së djeshme deputetët e opozitës maqedonase të cilët kërkojnë bllokimin e planit të mazhorancës për sjelljen e buxhetit 2013, me procedurë të përshpejtuar. Pranë Parlamentit janë vërejtur edhe përkrahës të partisë në pushtet VMRO-DPMNE, me ç`rast janë evituar disa incidente dhe përleshje midis grupeve.

Mediat maqedonase shkruajnë se deputeti rom nga radhët e pushtetit Amdi Bajram është sulmuar nga protestuesit e opozitës pasi ka provokuar ata duke i fyer në mënyrë më vulgare. Ndërkohë duke hyrë në Parlament protestuesit e opozitës kanë goditur me gur edhe deputeten e VMRO DPMNE -së Bllagorodna Duliç. Opozita ka akuzuar se janë ndaluar kolonat e tyre me makina dhe autobusë, në tentativë për të dështuar protestën.

(d.m/ad.ti/shqiptarja.com)