SHKUP, 20 qershor /ATSH-AFP-MIA/ - Parlamenti maqedonas votoi dje me një maxhorancë të kënaqshme qeverinë e kryeministrit konservator Nikola Gruevski, e dalë nge zgjedhjet e parakohshme legjislative të zhvilluara në prill, një votë e bojkotuar nga opozita e majtë që refuzon të njohë këtë rezultat të zgjedhjeve. "Nga 83 deputetë të pranishëm, 77 votuan pro dhe gjashtë kundër", njoftoi kryetari i parlamentit, Trajko Veljanovski. Partia opozitare maqedonase me 32 deputetë nuk ishte e pranishme. Ata dhanë dorëheqjen në fund të muajit maj dhe u larguan nga parlamenti për të protestuar kundër parregullsive që, sipas tyre, kanë prishur procesin e zgjedhjeve legjislative.
Më poshtë vijon përbërja e qeverisë së re maqedonase:
Kryeministër Nikola Gruevski
Ministër i Mbrojtjes Zoran Jolevski
Ministre e Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska
Ministër i Drejtësisë Adnan Jashari
Ministër i Punëve të Jashtme Nikola Poposki
Ministër i Financave Zoran Stavreski
Ministër i Ekonomisë Bekim Neziri
Ministër i Bujqësisë Mihail Cvetkov
Ministër i Shëndetësisë Nikola Todorov
Ministër i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi
Ministër i Punës Dime Spasov
Ministër i Pushtetit Lokal Lirim Shabani
Ministre e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska
Ministër i Administratës Ivo Ivanovski
Minisëtr i Transportit Mile Janakieski
Ministër i Mjedisit Nurhan Izairi.
Ministra pa portofol: Vladimir Peshevski, Fatmir Besimi, Musa Xhaferi, Furkan Çako, Nexhdet Mustafa, Vele Samak, Bill Pavleski, Xheri Naumof, Visar Fida dhe Goran Mickovski./
a.jor.