Shkup, Popovski: Zaev e formon
qeverinë pa mandatin e Presidentit

Shkup, Popovski: Zaev e formon<br />qeverinë pa mandatin e Presidentit
Eurodeputeti sllovak Eduard Kukan ka deklaruar se gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski e ka informuar se në Maqedoni ka dy mundësi për formim të qeverisë.
 
Popovski ka thënë se njëra mundësi është dhënia e mandatit nga presidenti i shtetit, kurse mundësia tjetër ajo që Parlamenti të mblidhet dhe shumica të zgjedh kryetarin e Parlamentit, të votojë kryeministrin dhe qeverinë.
 
Kur gazetari e ka pyetur se kjo mund të shkaktojë luftë, reagime të fuqishme, eurodeputeti i iu përgjigj "Jo, ministri Popovski më ka thënë se kjo është mënyrë kushtetuese.
 
Është pak më senzitive, por është kushtetuese
”, u kundërpërgjigj Eduard Kukan.
 
Lideri i opozitës Zaev ka deklaruar se do të presë edhe pak ditë që Presidenti ti japë mandatin në të kundërt do të mbledhë parlamentin.
 
Shkak për përplasjet në Maqedoni është bërë marrëveshja mes opozitës dhe BDI për pranimin e gjuhës shqipe.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan