Shkup, protesta kundër dënimit
të Grupit të Kumanovës

Shkup, protesta kundër dënimit<br />të Grupit të Kumanovës<br /><br>
Familjarët e të dënuarve të grupit të Kumanovës, shoqatat e dala nga lufta e ish UÇK-së, Shoqata e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë dhe disa organizata të tjera, kanë protestuar këtë të dielë në Shkup kundër dënimit të 30 pjesëtarëve të grupit me 746 vjet burg dhe 7 të tjerëve me burgim të përjetshëm.

Në një lidhje telefonike për Report Tv gazetari Zekirja Mexhiti ka shpjeguar situatën. Sipas gazetarit me një protestë të qetë ata kërkojnë një hetim ndërkombëtarë dhe të imtësishëm për ngjarjen, duke deklarur se nëse nuk do të ketë reagime ndaj kësaj kërkese, do të zhvillohen protesta edhe më masive.

VIDEO/ Përfundon protesta që filloi nga Sheshi "Skënderbej në Shkup

Tashmë protesta që filloi nga sheshi “Skënderbej” në Shkup ka përfunduar. Në të morën pjesë familjarët e të dënuarve të grupit të Kumanovës, shoqatat e dala nga lufta e ish UÇK-së, Shoqata e ish të përndjekurve dhe të dënuarve politikë dhe disa organizata të tjera. Ata kërkojnë hetim ndërkombëtarë dhe hetim më të imtësishëm. Organizatorët e protestës thanë se presin reagim të faktorit politik në vend dhe të faktorit ndërkombëtarë, nëse nuk ndodh kjo ata thanë se do të ketë protesta edhe më masive.”, tha gazetari Mexhiti.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online