Shkup, protesta të dhunshme:
Gurë e parulla anti shqiptare

Shkup, protesta të dhunshme: <br />Gurë e parulla anti shqiptare
SHKUP - Qindra maqedonas zhvilluan pasditen e sotme një protestë të dhunshme (foto) para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë, në shenjë revolte ndaj vrasjes së 5 maqedonasve mbrëmjen e së enjtes në fshatin Smillkovë të Shkupit.

Gjatë protestës janë hedhur parulla të shumta antishqiptare si “Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur”, “Policia e shqiptarëve”, “Dhoma gazi për shqiptarët” e të tjera. Disa prej tyre sulmuan me gurë disa automjete me targa të Tetovës, njoftoi media maqedonase.

Gjatë tentativës për të kaluar në Çarshinë e vjetër të Shkupit, ku edhe fillon lagjja e banuar me shqiptarë, kanë ndërhyrë forcat speciale të policisë të cilat kanë arritur t’i shpërndajnë ata. Në bazë të të dhënave paraprake njoftohet për të paktën dhjetë protestues të arrestuar, shtuan të njëjtat burime.

Në kryeqytetin e vendit policia ka marrë masa të rrepta sigurie duke përforcuar kontrollet në udhëkryqet kryesore të Shkupit.

Nëpër të gjitha udhëkryqet e Shkupit janë përqendruar forca të shumta policore për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Gjatë ditës, ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, ka bërë të ditur se policia ka gjetur një veturë në dalje të Shkupit, e cila besohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes së pesë maqedonasve. Ajo përsëri ftoi opinionin publik që të mos spekullojë mbi motivet e ngjarjes dhe përkatësinë etnike të autorëve.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje