Shkup,shumica parlamentare:
Do të respektojmë Kushtetutën

Shkup,shumica parlamentare:<br />Do të respektojmë Kushtetutën
Afati i dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë mbaron në 19 maj, dhe partitë politike në Maqedoni që përbëjnë shumicën parlamentare shprehen se janë të gatshme të firmosin një deklaratë ku konfirmohet se programi qeveritar do të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit.

LSDM, BDI dhe BESA shprehen të gatshme të garantojnë karakterin unitar të kombit, duke qëndruar brenda kornizave kushtetutese.

Partia LSDM e Zoran Zaev shprehet e vendosur se qeveria do të formohet edhe nëse presidenti Ivanov vijon të refuzojë. Justifikimi i fundit i kreut të shtetit për mosdhënien e mandatit qeveritar ishte pikërisht garancia se forcat e mazhorancës nuk do të shkelin me programin e tyre dokumentin themeltar dhe integritetin e Maqedonisë. 

Edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili i dërgoi letrën Ivanovit me kërkesën për dhënien e mandatit Zaevit tha se VMRO-DPMNE e Gruevskit  duhet të pajtohet me faktin se në Kuvend është formuar shumicë e re me një program të qartë dhe se presidenti duhet të veproj në bazë të kushtetutës.

Kreu i shtetit refuzon të mandatojë Zaev për shkak të platformës shqiptare sipas të cilit cënon sovranitetin e vendit dhe pikërisht mosmandatimi i shumicës parlamentare ka thelluar krizën politike në vend.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz

Zjarri në Shëngjin/ Policia urdhëroi dje evakuimin e banorëve, ja cisterna me 5 mijë litra gaz