SHKUP - Persona të panjohur me maska kanë sulmuar me thikë një 13-vjeçar nga Shkupi. Djaloshi është identifikuar si Blin Shabani (foto)dhe sulmi ka ndodhur rreth orës 18.30 të ditës së djeshme, në rrugën Serava në afërsi të kishës së Çairit.

Sulmuesit i kanë prerë me thikë faqet dhe ballin. Për momentin, fëmija gjendet në spitalin e qytetit. Babai i tij, Kenan Shabani tha për “Portalb” se sulmuesit kanë qenë maqedonas dhe e kanë detyruar Blinin të puthë kryqin. “Ai ka refuzuar ta bëjë këtë gjest dhe sulmuesit që kanë folur maqedonisht e kanë prerë atë në fytyrë dhe në ballë.

E çuam në spital që të shohim sa të thella janë plagët”-tha ai. Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga policia. Blin Shabani është i njëjti djalosh që në dhjetor u sulmua nga 6 persona të panjohur në Komunën e Çairit. Ai qëndroi në spital 3 ditë, si pasojë e dëmtimeve të rënda trupore.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)