“Ju të qeverisë doni të na manipuloni...ne nuk jemi për të shitur”. Kanë qenë kjo një nga thirrjet e një prej studenteve shqiptare nga Maqedonia, e bërë nga podiumi i ngritur në Shkup ku po mbahet protesta e organizuar nga opozita maqedonase për largimin e Gruevskit.

Ajo ka akuzuar qeverinë maqedonase se ka ndërtuar ardhmërinë e vendit pa përfshirjen e të rinjve.

Ju politikanë e krijuat ardhëmrinë e Maqedonisë pa të rinj. Studentët e Maqedonisë pa dallim kombi, feje u bënë bashkë për të luftuar ata që duan të na ndajnë.
Gjenerata ime është e sakatosur nga tranzicioni, gjenerata ime i ka vendosur themelet e bashkësisë multietnike, gjenerata ime nuk do të jetojë në luftë, sepse gjenerata ime beson në demokraci, liri. Për ata ne jemi më rezistencë. Ju politikanë na rrëmbyet të drejtën e mendimit…studentët nuk mund ti gëzohen lirisë. Ju të qeverisë doni të na manipuloni. Jemi këtu për tju treguar se nuk jemi për të shitur. Ne jetojmë në konvikte që i ngjajnë konvikteve mesjetare. Kërkojmë prej jush qytetarë të respektoni këto vlera. Në Maqedoni nuk duhet të ndodhi që nxënësit dhe studentët t’ju mësojnë ju të pjekurve se cfarë është demokracia”
, tha ajo.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)