SHKUP- Shumë ish ushtarë të Ushtrisë Clirimtarë Kombëtarë në Maqedoni nga fshati Hasanbeg janë shoqëruar në Ministrinë e Brendshme Maqedonase ku janë pyetur lidhur me vrasjen e 5 të rinjve maqedonas pak ditë më parë në fshatin Smilkovc në afërsi të Shkupit. Lajmi bëhet I ditur nga faqja online maqedonase “Zhurnal”.

Vrasja e 5 të rinjve ndodhi pranë vendit të quajtur Liqeni I Hekuranës që ndodhet jo shumë larg nga fshati Hasanbeg I banuar nga shqiptarë dhe që njihej si një ndër bazat më të fuqishme të UCK në vitin 2001. “Zhurnal” raporton se mes të pyeturve është dhe një nga vëllezërit e dëshmorit Harun Aliu ky I fundit I njohur si komandant “Kushtrimi” ndërsa ka qënë një ndër themeluesit e UCK në Maqedoni në vitin 2001.

Banorë të fshatit Hasanbeg I thanë “Zhurnal”se që prej vrasjes së 5 të rinjve afro një javë më parë janë shtuar dukshëm patrullimet e policisë në zonën e tyre.

(ns/shqiptarja.com)