Shkup, vriten 5 të rinj
banorët të frikësua

Shkup, vriten 5 të rinj<br />banorët të frikësua
SHKUP- Pesë persona të vrarë janë gjetur mbrëmë në afërsi të Liqenit të Hekuranës në periferi, vetëm disa kilometra larg kryeqytetit, Shkup. Nga të dhënat e para mësohet se viktimat janë të rinj, me nacionalitet maqedonas.

Trupat e pajetë janë gjetur në afërsi të dy veturave, ndërsa janë zbuluar nga peshkatarë 30 minuta para orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes. Aty pranë në liqenin e fshatit Smillkovski të Shkupit, janë vërejtur njolla gjaku dhe gëzhoja dhe sipas informacioneve të para nga policia bëhet fjalë për vrasje. Zona ku është kryer vrasja vazhdon te jetë e rrethuar me forca policore, ndërsa MPB nuk jep informata lidhur me rastin

Agjencia e lajmeve Ina në Maqedoni shkruante sot se të rinjtë ishin peshkatarë dhe shpeshherë qëndronin për peshkim në këtë zonë. Njëri prej tyre është nga fshati Creshevë, ndërsa të tjerët thuhet se janë nga lagjet Butel dhe Radishan. Ata rreth orës 18.30 ishin nisur për peshkim pranë liqenit të Smilkovës.

Ministria e Punëve të Brendshme akoma nuk ka dhënë informacione mbi tragjedinë që ka ndodhur në rrethin e fshatit Smilkovcë, vetëm disa kilometra larg kryeqytetit.

BANORET FRIKESOHEN, JEMI TE PASIGURTE
Banorët mbrëmë kanë qenë të revoltuar, pasi që sipas tyre, nuk po ndjehen të sigurtë. Banorët e Creshevës kanë theksuar për portalin pres24 se mes të vrarëve është edhe Borçe Qato, një peshkatar i rregullt në këtë liqen, për të cilin thuhet se ka qenë familjar dhe person i qetë. Ata kishin njohur makinën e tij të parkuar në afërsi të liqenit. Banorët e zonës kanë theksuar se në këtë territor shpeshherë janë dëgjuar të shtëna armësh.
(rg/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi me shpullë të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato