Shkup,Xhaferi: Ivanov 10 ditë kohë
për mandatimin e qeverisë së re
Presidenti Ivanov ka 10 ditë për të mandatuar qeverinë e re në Maqedoni cka do t’i hapte rrugezgjidhje krizes politike që ka përfshirë vendin.Kryetari i porsazgjedhur i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tashmë i ka dërguar kërkesën kreut të Shtetit duke i shkruar se në Kuvend është formuar shumica parlamentare.
Kryetari i porsazgjedhur i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, deklaron se Presidenti Gjorgje Ivanov ka 10 ditë kohë në dispozicion për të mandatuar kryeministrin e ri të vendit.
Xhaferi, tashmë i ka dërguar kërkesën kreut të Shtetit duke i shkruar se në Kuvend është formuar shumica parlamentare dhe se duhet mandatuar Zaev për formimin e qeverisë së rë.
Nëse brenda 10 ditësh , Ivanov nuk e dorëzon mandatin e krijimit të ekzekutivit, atëherë Parlamenti do ta zgjedhë vetë qeverinë, ishte komenti i Xhaferit gjatë një interviste
Më herët Ivanovi refuzoi të mandatojë Zaevin për qeverinë e re, ndërkaq pas ardhjes së zv.ndihmësit amerikan, Brian Hoyt Yee, ai e ka zbutur qëndrimin duke kërkuar garanci nga Zaevi për unitaritet të shtetit.
Duke iu referuar dhunës në parlamentin maqedonas të shënuar në 27 prilli, Xhaferi nënvizoi se personat përgjegjës do të japin llogari, duke përfshirë këtu edhe vetë deputetët që u dolën në krah protestuesve të dhunshëm.
Shumë prej shteteve ndërkombëtare kanë përkrahuar zgjedhjen e Talat Xhaferit ndërsa protestues dhe kreu i VMRO-DPMNE,Gruevski e konsiderojnë zgjedhjen e Xhaferit në kundërshtim me rregulloren Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 6122
Lajme të tjera
-
Kukës/ aksident në 'Rrugën e Kombit', përmbyset kamioni, ndërron jetë shoferi
23 Mars, 15:45
-
Aksion simbolik në Kosovë, partia opozitare shkruan 'mesazhin' mbi makinën e kryetarit të Kuvendit
23 Mars, 15:38
-
Dy gjimnazistë që konsumojnë drogë flasin për Report Tv: E nisëm me shokët, na largon stresin! Një cigare e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra
23 Mars, 15:29
-
Punonin si agjentë të fshehtë për Izraelin, Irani dënon me vdekje 5 persona! Mes tyre edhe një grua
23 Mars, 15:11
-
Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti
23 Mars, 14:58
-
KAS e rrëzoi sërish, Berisha: Merr urdhra nga Edi Rama
23 Mars, 14:54
-
Balla i përgjigjet Berishës: Një gjë të mirë po bën Këlliçi për fushatë që s’po të shfaq ty! T’i duhet të jesh para drejtësisë për abuzimet me energjinë
23 Mars, 14:53
-
Vizita në Britani të Madhe/ Rama takim me kryetarin e Kuvendit
23 Mars, 14:50
-
Veliaj nderohet me titullin ‘Qytetar Nderi’ i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet
23 Mars, 14:43
-
Dy gola në transfertë, Shqipëria U-19 fiton në Maltë
23 Mars, 14:41
-
Rama në Londër, intervistë për BBC Radio: Stop përdorimit të shqiptarëve për politikë të brendshme
23 Mars, 14:39
-
Berisha përplaset me Ulsi Manjën: Intrigant, firmose inceneratorët! Ministri: Ata të tutë firmosën Gërdecin
23 Mars, 14:38