Shkup,Zaev merr pjesë në bisedime
 Analistët: Nuk besojmë tek Hahn

Shkup,Zaev merr pjesë në bisedime<br /> Analistët: Nuk besojmë tek Hahn
MAQEDONI - Shefi i opozitës maqedonase Zoran Zaev, do të shkojë në Bruksel javën e ardhshme për të marrë pjesë në bisedimet për zgjidhjen e krizës.

Të premten ai tha se nuk do të marrë pjesë në bisedime duke vënë në pikëpyetje “paanshmërinë” e Bashkimit Evropian, që po ndërmjetëson bisedimet për përmbylljen e një marrëveshjeje për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për t’i dhënë fund situatës së krijuar me aferën e përgjimeve për të cilën opozita akuzon qeverinë.

Zaev reagoi të premten duke thënë Komisionari Evropian Johannes Hahn mbajti anën e qeverisë. Pas kritikave të Liderit të LSDM-së Zoran Zaevit, Komisioni Evropian lëshoi një komunikatë në të cilën thuhet se Hahn ka biseduar në telefon me Zaev dhe “kanë sqaruar çështjen”. Megjithatë analistët thonë se nuk kanë besim tek një zgjidhje nga komisnioneri Hahn.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr