SHKUP - Me moton "Dyqani bosh - Zemra plot", Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit dhe qendra tregtare "Skopje Sitil Moll" nisi sot aksionin për dhurimin e veshjeve për familjet e rrezikuara sociale, bën të ditur "Radio Vala".
 
Aksionin, i cili do të vijojë deri më 23 shtator, e mbështeti edhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov, i cili edhe vetë dhuroi një pjesë nga veshjet e tij për ata të cilët janë më në nevojë.
 
"Përmes“Dyqani bosh - Zemra plot” mundësohet që në mënyrë të drejtpëdrejtë qytetarët të tregojnë humanizmin e tyre. Në të njëjtën kohë në mënyrë të shpejtë, efikase dhe të kapshme atyre u mundësohet të dhurojnë veshjet e tyre që i kanë tepër dhe me këtë t'u ndihmojnë atyre të cilët ndodhen në gjendje të rëndë. Prej këtu do të doja t'i ftoj të gjithë, që të inkuadrohen në këtë aksion dhe të jenë humanë", theksoi ministri Spasov.
 
Vullnetarët e Kryqit të Kuq janë të angazhuar që të mbledhin veshjet e dhuruara në stendën e vendosur në qendrën tregtare “Skopje Siti Moll”. Ajo i dedikohet gjithë familjeve të rrezikuara në të gjithë shtetin. .
 
Për përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe të “Skopje Siti Mollit” suksesi i këtij aksioni do të thotë se bashkarisht të arrihen ndryshime pozitive në shoqëri dhe u japin shembull pozitiv dhe nxitje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve juridike në vend.
 
Sekretarja e përgjithshme e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska shpreson se ky manifestim do të bëhet tradicional dhe se këtë shembull do ta ndjekin edhe organizatat e tjera të Kryqit të Kuq dhe subjektet afariste. Kjo, tha ajo, është mundësia, që qytetarët në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë të dhurojnë një pjesë të veshjeve të tyre për njerëzit në nevojë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)