Shkupi:Tirana të mos ndërhyjë
në punët e brendshme të vendit

Shkupi:Tirana të mos ndërhyjë<br />në punët e brendshme të vendit
Shkup- Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka thirrur në bisedë ambasadorin e Shqipërisë në Shkup.

Temë bisedimi kanë qenë deklarata e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati.

Nga MPJ e Maqedonisë konsiderojnë se Shqipëria është duke u përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe sipas tyre këto janë veprime të cilat cenojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke nxitur kështu edhe retorikë ekstremiste.

"Deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë dhe Ministrit për Punë të Jashtme në lidhje me binacionalitetin dhe rregullimet kushtetuese është përzierje e drejtpërdrejtë në punët ë brendshme të Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si “sllavomaqedonas” është etiketim nënçmues dhe diskriminues – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

I kontaktuar nga mediat maqedonase, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka nën arsyetimin se gjendet në takim nuk pranoi të shpjegoj se çfarë është biseduar në takimin. Nga ana tjetër, nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë shprehen shkurt se mbeten në qëndrimet e ministrit Bushati dhe Kryeministrit Edi Rama.

"Pozicioni i Shqipërisë në këtë çështje është i qartë. Nuk kemi asgjë as për të shtuar. Shqipëria do të qëndroj në pozicionin e saj Kushtetues! – deklaruan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ditë më parë në një intervistë për rrjetin Euroactiv u shpreh kategorik se Shqipëria nuk synon të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se Tirana nuk ka përgatitur asnjë platformë politike e cila do të koordinonte veprimet e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Bushati mes tjerash potencoi se Shqipëria është vendi i vetëm i cili Maqedonisë nuk i ka kontestuar identitetin dhe integritetin territorial.

Tirana zyrtare dhe udhëheqësit e qeverisë shqiptare së fundi kanë qenë cak i akuzave dhe sulmeve verbale.

Pas shpalosjes së deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, nga VMRO-DPMNE, Presidenti Gjorge Ivanov dhe protestuesit e Iniciativës për Maqedoni të përbashkët, Shqipëria u akuzua për imponim të platformave politike dhe përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë.

Kjo madje mbetet edhe njëra prej arsyeve pse shumica e re parlamentare nuk po arrin te merr mandatin nga Presidenti Ivanov. Alsat Maqedoni.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane