Shkurti do të jetë muaj i ngrohtë por me reshje shiu shumicën e kohës.

Me hyrjen e shkurtit do të marrin fund temperaturat ekstreme të ftohta, por reshjet e shiut do të trokasin lehtë që në dy javët e para, ndërsa parashikimi i motit në Accuweather vë në dukje se temperaturat më të larta do të ruajnë një mesatare deri në 15-16 Gradë Celsius në zonat e ulëta e bregdetare, kurse në zonat malore e ato juglindore deri në 9-10 Gradë Celsius.

Temperaturat në rritje kanë nisur që në këtë fillim jave ku siç e shihni në parashikimin e motit tek Shqiptarja.com, vlerat më të larta arrijnë deri në 16 gradë Celsius, vlera që do të ruhen dhe në muajin Shkurt.