TIRANE-  Rishikimi i shpenzimeve për paga dhe honorare do të prekë si agjencitë që janë në varësi të ministrive, por dhe bordet drejtuese dhe këshillat mbikqyrëse. Nisma për rishikimin e këtyre strukturave ka ardhur pas kërkesës së Fondit Monetar Ndërkombëtar që i ka kërkuar Qeverisë shqiptare rritjen e taksave ose uljen e shpenzimeve. Burimet thanë se ekspertët kanë parë si një nga zgjidhjet prerjen e burimit të parave për Agjencitë e varësisë dhe Bordet parazitare, ky zyrtarët e lartë plotësojnë rrogën e tyre ose dhe e dyfishojnë atë. Pritet të kërkohet kufizimi i fondit për mbledhjet dhe ulja e numrit të anëtarëve.

Nga fondet e Buxhetit të Shtetit financohen rreth 100 Agjenci dhe Instititucione në varësi të ministrive të cilat në shumicën e rasteve janë inekzistente. Por nuk janë vetëm ato që vjelin paratë e taksapaguesve pa bërë asnjë punë.