Shkurtohet afati i përgjigjeve për
kërkesat biografike dhe pronësore

Shkurtohet afati i përgjigjeve për<br />kërkesat biografike dhe pronësore
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të përmirësojë edhe shërbimet për kërkesat pronësore dhe biografike për qytetarët, duke nisur nga data 1 shtator 2017.
 
 Afati standard i përgjigjeve për kërkesat biografike do të bëhet 15 ditë nga 23 që ka qenë deri më sot, sërish nëpërmjet parimit ndërkombëtar arkivor të “kërkimit me pagesë”.
 
Në një konferencë për mediat zëdhënësja e arkivit Elsa Saka u shpreh se  tarifat standarte të aplikimit janë 500 për kërkesat biografike dhe 1500 për kërkesat pronësore, ndërsa procedurat e përshpejtuara do të kenë një rritje që do të shkojë në 10.000 për kërkesat pronësore dhe 4000 për ato biografike
 
"Pas revolucionit  në shërbimin e dokumenteve në sallë për studiuesit me anë të  dy aplikacioneve online të prezantuara para pak ditësh, Drejtoria e Përgjithshme  e Arkivavve  do të përmirësojë dhe shërbimet  për kërkesat pronësore dhe biografike për qytetarët duke nisur nga data 1 shtator 2017.

Afati standart i përgjigjeve i kërkesave biografike do të bëhet 15 ditë nga 23 që ka qënë deri më sot sërish përmes parimit ndërkombëtar arkivor të kërkimit me pagesë. Pra qytetartë do të aplikojnë nga çdo qytet i Shqipërisë në filialet qendrore të postës shqiptare, dhe 15 ditë më vonë do të marrë përgjigje po përmes postës  për kërkesa biografike.

Prej datës  1 shtator 217 futet edhe aplikimi me procedurë të përshpejtuar  që mund të bëhet pranë arkivit qendror shtetëror ose arkivave shtetëror vendor ku ruhet dokumentacioni.

Tarifat  standarte  të aplikimit janë 500 lekë për kërkesat biografike dhe 1500 për kërkesat pronësore.  Procedura  e përshpejtuar do të ketë një rritje që do të shkojë 4000 për kërkesa biografike dhe 10000 për kërkesat pronësore"
 u shpreh Elsa Saka,
zëdhënëse e arkivit.

tarifat

tarifat


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë

Zjarri përfshin Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës, e vështirë të ndërhyhet nga terreni! Në operacion edhe 50 forca të ushtrisë