Shmanget kriza në Gjermani, Merkel arrin marrëveshje me ministrin e Brendshëm

Shmanget kriza në Gjermani, Merkel arrin marrëveshje me ministrin e Brendshëm

Kancelarja gjemane dhe ministri i Brendshëm

Kriza politike në Gjermani duket se është shmangur, pasi koalicioni qeverisës ia ka dalë të arrijë një zgjidhje të qëndrueshme mbi emigracionin e paligjshëm, gjë që ka bërë që ministri i Brendshëm gjerman të mos japë dorëheqjen.

Pas diskutimeve intensive midis CDU dhe CSU kemi arritur një marrëveshje se si ne në të ardhmen mund të parandalojmë emigracionin e paligjshëm në kufirin midis Gjermanisë dhe Austrisë.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer

Rikonfirmimi i kryetarit të partisë së Bashkimit të Krishterë Kristian (CSU) në krye të ministrisë së Mbrojtjes, vjen vetëm një ditë pasi Seehofer kërcënoi se do të jepte dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me Merkelin për çështjen e emigrantëve.

Merkel ka konfirmuar gjithashtu kompromisin, duke thënë se marrëveshja do të parandalojë emigrantët e regjistruar diku tjetër që të hyjnë në Gjermani. Kancelarja gjermane tha gjithashtu se do të krijohen qendra tranziti në Gjermani që do të kthejnë emigrantët në vendet evropiane nga të cilat ata mbërritën.

Unë jam i kënaqur që kemi arritur në një marrëveshje, kjo ka bërë edhe një herë e qartë se ia vlen të ballafaqohet për një bindje.

Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer

Seehofer kishte dalё kundёr linjёs sё kancelares Merkel me kёrkesёn pёr dёbimin e refugjatёve nё kufi. Kryetari i partisё kristiansociale (CSU) ka shprehur mendimin, se vendimet e BE-sё lidhur me politikёn ndaj refugjatёve nuk mund tё zёvendёsojnё me tё njёjtin efekt kontrollet kufitare dhe kthimin e refugjateve. Kёtё Seehofer e ka thёnё nё njё mbledhje tё pёrbashkёt tё kryesisё sё CSU-sё dhe grupit parlamentar tё landit nё Mynih, bёhet e ditur nga qarqet e vet pjesёmarrёsve ne kёtё mbledhje.

Seehofer e hodhi poshtё edhe propozimin e parashtruar nga kancelarja Merkel, sipas tё cilit refugjatёt e regjistruar nё vendet e tjera tё BE-sё tё strehohen nё tё ashtuquajturat qendra ankorimi nё Gjermani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor