DURRËS- Për shkak të erës së fortë dhe detit të trazuar 3 tragete të cilët të ankoruara në portin e Durrësit janë 'fërkuar' me njëri tjetrin.

Tre tragetet ishin gati për t'u nisur për lundim, por fatmirësisht ndërhyrja në kohë ka shmangur përplasjen.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se kanë qenë dy rimorkiatorë të cilët kanë zgjidhur situatën dhe kanë ndarë tragetet nga njëri- tjetri.